Nje tjeter mjek humbi betejën me Covid-in, ndërron jetë mjeku i njohur

370
0

Një tjetër mjek ka humbur betejën me Covid 19. Neuropsikiatri Sali Baco nga Elbasani, ishte shtruar prej ditësh në Spitalin Covid 2 në Tiranë, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Dr. Sali Baco ishte diplomuar në vitin 1969, ndërsa prej viteve 1972 deri ne vitin 1985 ishte shef pavioni.

Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik.

Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për më vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.