Alfred Cako paralajmëron një virus të ri ne muajin mars: Do na shkaktojë probleme me lëkurën

477
0

Konspiracionisti Alfred Cako, ka hedhur ‘shashkën’ e radhës teksa ka paralajmëruar për një virus të rrezikshëm gjatë muajve shkurt dhe mars. Ndryshe nga COVID-19, ky virus shkakton carje të lëkurës tek njerëzit. I ftuar në emisionin “Rrethi Katror” në Top Channel, Cako zbuloi se ky virus do të quhet COVID-2021, dhe do të jetë më i rrezikshëm. Sipas tij, njerëzit do të vuajnë nga çarje të lëkurës, pasi ky virus do shkaktojë sëmundje të forta në lëkurë.

“Kam thënë që në prill që do të ketë një virus tjetër më të rrezikshëm. Tani kemi të bëjmë me një mutacion. Unë e kam fjalën për në muajt shkurt dhe mars, ku do shfaqet një virus i ri, jo mutacion. Do quhet COVID-2021. Do jetë më i rrezikshëm, do ketë çarje të lëkurës dhe do shkaktojë sëmundje të forta në lëkurë“, tha Cako.

Ai aludon se kjo varet se kush do të jetë president i SHBA. Pasi beson se do të rikonfirmohet Trump, edhe pse Biden është shpallur tashmë si presidenti i zgjedhur i SHBA. Cako shton më tej se kur të mblidhen Kongresi dhe Senati më datë 6 janar, Trump do paraqitet si fitues.

“Nëse fiton presidenti Trump, situata do ndryshojë, unë besoj se në 6 janar do fitojë presidenti Trump. Opsioni i fitorës së Trump është opsioni më i fortë. Mos lexoni vetëm CNN. Më vjen keq me gazetarët që lëxojnë vetëm CNN.

Mundësitë që Trump të jetë president janë 99% me 1% për Biden. Kur të mblidhen Kongresi dhe Senati më datë 6 janar, Trump do paraqitet si fitues. Në tavolinë janë dy opsione”, tha Cako.