“Një mundësi e jashtëzakonshme për emigrantët, keni kohe deri ne 25 shkurt”/ Rama fton emigrantët: Ejani këtu dhe ne do t’u japim..

3061
0

Kryeministri Rama u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të kthehen në Shqipëri për të investuar në agro-turizëm.
Rama kërkon që të bëhen investime pasi qeveria do tu japë “bonus-grante” (lekë) emigrantëve që ndërtojnë biznesin në fshat.

Projektet e financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, janë me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën.

Për të inkurajuar aplikimin në përfitimin e këtyre fondeve kryeministri Edi Rama ishte në zonën e Mulletit.

Rama- Agroturizmi është një mundësi e jashtëzakonshme edhe për emigrantët, të cilët duan të investojnë kursimet e tyre, pasi u jep mundësinë që përmes investimit të tyre të kursimeve të mund të sigurojnë të ardhura më të larta sesa të ardhurat që sigurojnë nga puna në emigracion. Edhe kjo është tanimë e provuar dhe të gjitha rastet e zhvillimit të agroturizmit që ne i kemi sot në hartën e turizmit rural të Shqipërisë, flasin për këtë.

Për zhvillimin Rural kryeministri theksoi: Kërkon dije, zhvillimi rural kërkon inovacion, zhvillimi rural kërkon njëkohësisht edhe një vrap me kohën. Nëse shohim sot panoramën e zhvillimit tonë rural, kemi ende dy realitete që jetojnë paralelisht me njëra tjetrën. Nga një anë është realiteti i atyre që bëjnë sukses, pikërisht sepse i pararendin atyre pengesave, të cilat sjell vetvetiu ndryshimi i kohës. Ndërkohë që kemi dhe panoramën e atyre që nuk bëjnë sukses, të cilët kanë gjithmonë e më shumë pengesa, për shkak se përpiqen të mbijetojnë, duke mos iu përgjigjur kërkesave të kohës.

Thirrja e katër për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt. Buxheti i alokuar nga kjo thirrje për aplikim është 5,2 milionë euro, i bashkëfinancuar në 75 % nga fondet e BE dhe 25 % kontribut i buxhetit të shtetit.