Përgjimet e Veliajt, reagon për herë të parë kryeministri Rama: Ky është një…

149
0

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me përgjimin që FSHF publikoi për Erion Veliajn.
Rama shkruan se ia “neverisin përgjimet në ambiente jopublike”, ndërsa deklaron se as nuk ka ndërmend ta dëgjojë atë përgjim. 

“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve qe flasin në një mjedis jopublik, te cilat sipas meje nuk mund te merren për baze asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i një komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike se një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj”, u përgjigj Rama.