Nis “trendi” i ri në rrjetet sociale, pas Agron Llakajt, dhe Salsano Rrapi “sfidon” Presidentin Meta (Video)

367
0

Presidenti Ilir Meta, duke se pa kuptuar ka “shpallur” trendin e ri në rrjetet sociale. Meta dje nga Korça publikoi një video në rrjetet sociale u shfaq duke recituar mes dëborës.

E menjëhërë pas këtij postimi aktorët e personazhet e njohura kanë nisur “sfidën”. I pari ishte Agron Llakaj, i cili me ironi tha se është  i gatshëm të bëhet pjesë e konkursit të hapur nga presidenti. “Behem pjese e konkursit te ri te fjales poetike te hapur nga Presidenti i Republikes Ilir Meta“Bie bora nga perjashta”, shkruan Llakaj teksa reciton një poezi.

Ndërsa një tjetër video vjen sot nga aktori Salsano Rrapi, i cili i ka hyrë pak “me thellë” imitimit. Ai ka veshur një shall ashtu siç kishte Presidenti, e teksa recitimin e shoqëron me duar. “Lum për lagjen që unë kam dhe pallatin me tulla të kuqe. Ju kam të gjithëve shumë xhan, ehe  ty moj Burbuqe”thotë Salsano në vjershën e tij.

Epo si duket ky trend do na shoqërojë këto ditë të ftohta të dimrit.