“Zbërthehet” Paloka: Manipulonim votat për të nxjerrë Bashën kryetar, jam fajtor por isha..

145
0

Edi Paloka është shprehur se kanë manipuluar votat për të zgjedhur Bashën në krye të PD-së.

“Unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot.

Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut.

Prandaj dhe nuk jam aktiv, sepse më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të?

E kanë bërë të gjitha strukturat e PD-së Nisida dhe prandaj nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit.

Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja. Më thoshin edhe shokët e mi ‘ai ka biznese me Ramën’, por në asnjë moment nuk i kam besuar. Isha naiv”, tha Paloka.