Shfaqet për herë të parë në publik mbesa e Enver Hoxhës, Valbona Hoxha

69
0

Kureshtja për të ka qenë gjithnjë e madhe, fill pas viteve ’90, kur Valbona Hoxha ishte një ndër protagonistet e Tiranës dhe shquhej si një ndër vajzat më të bukura të bllokut.

Tek ecte në bllok, gjithnjë në shoqërinë e së ëmës së saj, Liljana Hoxhës, mbesa e Enver Hoxhës përflitej gjithnjë dhe tërhiqte vëmëndje për bukurinë, hijeshinë e fizikun e saj elegant e të tonifikuar. Duhet përmendur fakti se, Valbona Hoxha kujdesej gjithnjë për pamjet e saj publike, madje në një kohë si komunizmi ku populli nuk perceptonte një tavolinë plot, Hoxha mbante trupin në formë në palestër. Megjithatë, Valbona Hoxha i ka ndejtur gjithnjë larg ekspozimeve nga platformat digjitale që çdokush sot, ka akses. Derisa rishtazi, mesa duket, ajo nuk i ka rezistuar hapjes së një profili në rrjete sociale.

Sot nënë e dy fëmijëve, të një vajze dhe një djali tashmë të rritur, e me jetësën e saj vjeneze, ku ushtron profesionin e saj si mjeke psikoterapiste Valbona mundi të na jepte një panoramë të sajën nga shtëpia. Edhe pse profili i saj në Instagram është krejtësisht modest, kryesisht me postime ku pasqyrohet profesioni i saj, ekspozimi i fundit i Valbona Hoxhës nuk zhgënjen.

Në foton bardhë e zi, Valbona shfaq një zonjë e cila përngjason shumë me fizikun e së ëmës së saj, Liljana Hoxhës.