SHMU tregon si do te jete moti ne 5 ditet e ardhshme (Tabela)

90
0

Përshëndetje nga SHMU!
I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë në ditët e para të kësaj jave. Gradualisht në mesjavë këto masa do të tërhiqen ashtu sikundër dallohen dhe në vlerat e temperaturave të parashikuara më poshtë.

Gjatë së hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar flokë dëbore. Ardhja e masave më të ngrohta gjatë së premtes do të sjellë sistem vranësirash të cilat në jug do të pasohen pasdite e në mbrëmje me reshje shiu të dobëta.

Po kështu në zonat malore do të rinisë bora e dobët.
Era e ftohtë veriore deri në mesjavë do të kthjejë drejtim nga juglindja e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4.

Ju urojmë një javë të mbarë!