Gati 83 milionë gjermane do te duhet të përdorin maska në hapësira publike që nga e hëna, sipas njoftimeve në faqet e internetit federale të shtetit, shkruan CNN.
Gjermania është një vend i decentralizuar, kështu që çdo shtet ka rregullat e veta.
Po ashtu është vendosur një ndarje se ku dhe kur duhet të vendosen maskat:
Kryeqyteti i Gjermanise, Berlin duket më i qetë, kështu që maskat do t’u kërkohen qytetareve vetëm kur hipin në transport publik.
Të gjitha shtetet e tjera kërkojnë që qytetarët të mbulojnë gojën dhe hundën në dyqane dhe në transportin publik.
Qyteti më i madh i Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, kërkon që qytetarët të mbulojnë gojën dhe hundën kur vizitojnë mjekët dhe kur marrin punëtorë në shtëpitë e tyre.
Në qytetin më verior të Schlesëig – Holstein ligji që kërkon maska nuk hyn në fuqi deri të mërkurën.