Habit pronari i hotelit: Ja cfare benin mjeket shqiptar ne hotel, u detyrova te therras policine

1675
0

Disa nga stafi me 30 mjekë dhe infermierë që unisen në ndihmë të kolegëve të tyre në Itali, u ndëshkuan mbrëmjen e kaluar nga autoritetet italiane sepse organizuan brenda hotelit ku qëndronin një festë me muzikë dhe alkool pasi përfunduan misionin e tyre atje.

Personeli mjekësor që mbërriti nga Tirana, i angazhuar në departamentet Covid-19 të Spitaleve Civile, u gjobit mbrëmjen e djeshme nga policia lokale.

“Unë iu drejtova policisë dhe do ta bëja përsëri, sepse angazhimi në spital nuk justifikon mungesën totale të korrektësisë dhe respektimit të rregullave”: ky është shpërthimi i Luca Andriani, drejtor i Hotel Regal në Brescia, ku mjekët dhe infermierët shqiptarë, rreth 12 prej tyre, u gjobitën nga policia lokale mbrëmjen e djeshme ndërsa festuan përfundimin e misionit të tyre në Itali në mbështetje të Spitaleve Civile për emergjencën e koronavirusit.

“Roja i natës më thirri rreth mesnatës dhe më tha që festa kishte vazhduar me orë të tëra, midis alkoolit dhe muzikës me zë të lartë, duke provokuar protesta nga personat e dhomave të tjera, të zëna gjatë kësaj periudhe ekskluzivisht nga personeli shëndetësor dhe forcat të rendit, në veçanti karabinierët. Askush nuk mbante maskë dhe shumë ishin në ballkon duke kënduar dhe ulëritur, duke prishur qetësinë publike. E cila është edhe më serioze nëse konsideroni se hoteli është direkt përpara spitalit”.

Sipas drejtorit të Hotel Regal, delegacioni shqiptar nuk ishte i ri në këto episode: “Kishte tridhjetë mjekë dhe infermierë, ata ishin pritur në hotelin tonë për një muaj dhe të paktën dhjetë persona kanë qenë gjithmonë shumë të vështirë për tu menaxhuar”, – vazhdon Adriani.

Pavarësisht se u filmuan disa herë, si nga stafi i hotelit, ashtu edhe nga policia lokale gjatë kontrolleve periodike, ata shpesh krijuan grumbullim në dhoma, në zonën e hollit dhe gjithashtu në ballkone dhe jashtë, ku mblidheshin për të pirë duhan. Nuk mbanin maska, madje lanë të vjella për t’u pastruar nëpër dhoma. Ndërsa u përpoqën të hyjnë në pishinën e cila ishte mbyllur për shkak të rregullave anti COVID-19”.

“Është e qartë se askush nuk e ka vënë në dyshim punën e tyre në repart, por për ne na dukej e drejtë të raportonim sjelljet që ata kishin jashtë spitalit, veçanërisht në mbrëmje. Unë e kuptoj që të rinjtë kanë të drejtë të pushojnë, sidomos pas ditëve të tilla stresuese të punës, por pa e tejkaluar”.

Adriani thekson se policia lokale në mënyrë të përsëritur ishte përpjekur t’i këshillonte ata por pa rezultat.

“Unë jam mirënjohës për mjekët dhe infermierët shqiptarë që erdhën të na ndihmojnë, por nëse në vend që të na ndihmojnë ata na ekspozojnë ndaj rreziqeve më shumë për shkak të sjelljes së tyre, prania e tyre bëhet e padobishme”, tha Luca Andriani.

Nderkohe pak para mesnatës 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë mbërritur në Shqipëri. Ministrja Manastirliu kishte dale per ti pritur duke u uruar atyre mirëseardhjen u shprehur se me vajtjen e tyre kanë shkruar një faqe të re në historinë e marrëdhënies mes Italisë dhe Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.