Ngrin gjthçka në SHBA

1377
0

Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përjeton një acar edhe më të ashpër se në Antarktidë. Veçanërisht në Çikago, gjithçka ka ngrirë. Termometri arrin deri 45 gradë nën zero.

Kanë ngrirë deri shinat e trenit, aq sa punonjësit e mirëmbajtjes u kanë vënë flakën shinave për të mos pezulluar qarkullimin e trenave. Probleme ka pasur edhe në autostrada. Dëbora dhe ngricat janë bërë shkak për dhjetëra aksidente.

Autoritetet po përpiqen t’i mbajnë rrugët të hapura duke hedhur disa tonë kripë. Mbi 300 fluturime u anuluan në Atalanta për shkak të bllokimit të pistave. Ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi riparimi i linjave është aktualisht i pamundur. Acari do të vijojë përgjatë gjithë kësaj jave.