Baxho me panele diellore. I instaloi për të kursyer energji, por tepricën nuk e hedh në rrjet (Video)

Alfred Marku nga qyteti i Lezhës ka ngritur një baxho për të prodhuar nënproduktet e qumështit.

Prej 6 muajsh pranë biznesit të tij ai ka vendosur impiante fotovoltaike 50 kilovatëshe. Ato prodhojnë energji elektrike nga rrezet e diellit. Ndërkohë që konsumon vetëm gjysmën e kësaj energjie. Pavarësisht kësaj, tepricën nuk mund ta hedhë në rrjetin elektroenergjitik për shkak të mungesës së udhëzimit të Ministrisë së Energjitikës që lejon shkëmbimin e energjisë në rrjetin e OSHEE-së, në këtë mënyrë biznesi i tij ul kostot.

“Kam vendosur impiantet fotovoltaike me idenë për të kursyer, por nuk mundem dot. Kjo për shkak të mungesës së udhëzimit. Në momentin që prodhoj shumë energji nuk e hedh dot atë në rrjet, për ta rimarrë përsëri në momentin që kam nevojë. Një gjë e tillë nuk po ndodh”, thotë Alfredi.

Aktualisht, baxhoja e Alfredit po konsumon 2.15 kilovat energji elektrike, ku 2.3 i prodhom impianti fotovoltaik, ndërsa 85 volt i merr nga rrjeti i OSHEE-së. Nëse Alfredi do të punonte me kapacitetin e plotë që prodhojnë impiantet diellore, ai nuk do të kishte nevojë të merrte energji nga rrjeti. Por, do ta kalonte atë në rrjetin e OSHEE-së dhe do ta merrte në momentin që panelet nuk do të prodhonin.

- Advertisement -

Emra vajzash dhe djemsh për vitin 2025 ? Këta janë më të pëlqyerit deri tani

Viti 2025 disa muaj që ka nisur por Nameberry ka llogaritur tashmë emrat më të pëlqyer dhe rrjedhimisht të përdorur, bazuar në numrin e...

E gjetëm zgjidhjen më në fund! Ja si të heqim njollat e verdha nga veshjet e bardha?

Rrobat e bardha mund të zverdhen dhe të njollosen lehtësisht, duke kërkuar një pastrim të kujdesshëm dhe të duhur. Përdorimi i zbardhuesve kimikë mund...

KUJDES, KJO KA PASOJA! Mos e lini kurrë një karikues në prizë pa telefon: Ja 3 arsyet kryesore pse duhet ta shmangni këtë zakon.

Është e zakonshme të gjesh karikues të lidhur me prizat në shumë shtëpi, edhe kur nuk po karikojnë asnjë pajisje. Megjithëse mund të duket...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.