Aktorja e njohur shpërthen ndaj politikanëve: Parlamenti si kafeneja më e ndyre..

586
0

Duke marrë shkasë nga seanca e sotme parlamentare që degjeneroi me deklarata banale, aktorja e njohur Ema Andrea shkruan se Parlamenti është kthyer si kafeneja më e ndyrë.

Reagimi i plotë i Ema Andreas:  

Parlamenti i Republikës se Shqipërisë si kafeneja me e ndyre e piset e shemtuar ku mblidhen per tu share, te përshtatshmit e kesaj hapësire! Asnjë fjali për problemet e këtij vendi! Asnjë fjali për qytetarët! Asnjë mendje e urte! Asnje drite shprese! Fjalori juaj, fjalimet tuaja nuk kane asnjë lidhje me liderat e një kombi! Nder te tjera jeni shembulli më i keq për brezin e ri! Dhe serish merrni dritën e mediave dhe kohën time! Ne kete vend,e keqja është bere normale! …. Dhe e keqja juaj (te gjithëve) nuk ndalet! A keni Zot!?