Nga Lira Gjika / Prindër, kur të vendosni fëmijën në gjumë, mos e beni kete gabim, i bën ata të ndihen të pasigurt!

9856
0

Prindër kur doni të vendosni fëmijën në gjumë, përpiquni të jeni të qetë dhe mos ta bëni me padurim, pra duke pritur ta vendosni në krevat dhe fëmijën ta zërë gjumi menjëherë. Ka raste që do të flejë menjëherë, por në përgjithësi do pak kohe, që ta zërë gjumi. Mirë është të lexohet një përrallë e vogël. Të flitet pak për gjumin edhe pse fëmija mund të jetë me muaj.

Ju duhet t’i flisni dhe t’i shpjegoni me fjalë të thjeshta se sa mirë i bën gjumi për t’u rritur. Duke e përkëdhelur dhe folur për ditën e re që është nesër që do të jetë një ditë më i madh. Tregojini se sa i zoti tregohet, që e përdor dorën më me siguri që qesh bukur, si dhe plot nga këto fjalë të thjeshta që e qetësojnë fëmijën dhe duke u qetësuar me nënën pranë e zë gjumi. Por për të fjetur mund ta shoqërojë shumë mirë edhe babai.

Prindër padurimi juaj e bën fëmijën te ndihet keq dhe i pasigurt. Prindër edhe vënia në gjumë është pjesë e rritjes, përpiquni ta shijoni dhe të shmangni bezdinë.