Kujdes kur i mbushin makinat plot me nafte/ Arrestohet i riu, u kap duke vjedhur naftë nga serberatorët e makinave.

154
0

Një trend i ri po përhapet tani ne vendin tone. Nis vjedhja e naftës.

Kështu ka ndodhur në Elbasan.

E. P., 39 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, u arrestua pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë.

Ai dyshohet se ka tentuar të vjedhë naftë në një kamionin të parkuar.

Por ky nuk është rasti i parë.

Mjaft drejtues mjetesh, veçanërisht kamionësh ankohen se po iu vjedhin naftën dhe metodat janë nga më të çuditshmet!