Evropa bëhet “me lekë”/ Ja “viza” e veçantë që do na duhet për të vizituar vendet e BE-së prej kesaj date

2242
0

Bashkimi Europian ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të  vizave ETIAS, që do të nisi në maj 2023 dhe që do të thotë se nga kjo datë për të hyrë në Evropë duhet të paguash.

Procedura për të marrë një ETIAS është e shpejtë dhe bëhet në internet , e megjithatë ka disa kërkesa dhe një kosto për ta marrë atë, e ngjashme me skemën e Shteteve të Bashkuara, ESTA, e që do kushtojë 7 euro.

Miratimi për vizën pritet të jepet “brenda minutave”, për rreth 95% të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE.

Por Koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”.

Edhe për qytetarët shqiptarë,  në faqen e ETIAS, ose ndryshe Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, sqarohet se  të gjithë ata që dëshirojnë udhëtojnë në ndonjë nga vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojnë dhe të marrin një vizë të till.

Vetëm Shtetasit e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa më shumë kohë që duan në shumë vende.

Por për të gjithë të tjerët ETIAS do të jetë i detyrueshëm. Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Sidoqoftë, mbajtësit e kësaj vize duhet t’u përmbahen rregullave të imigracionit dhe qëndrimit të tepërt në një vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.