“Nëse vazhdohet kështu, nuk do kete zona të kuqe”/ Conte: Ja masat për Krishtlindje

561
0

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tregoi se situata në Itali për shkak të koronavirusit vijon të jetë shqetësuese, pavarësisht rënies së numrit të infeksioneve.

Ai gjithashtu shtoi se po punohet edhe për mënyrën si do veprohet gjatë Krishtlindjeve. Conte deklaroi se nëse do vijojë trendi i rënies së të infektuarve, deri në fund të muajit nuk do të ketë më zona të kuqe në vend.

Megjithatë, ai bëri thirrje që gjatë Krishtlindjeve të tregohet kujdes, pasi situata mund të përkeqësohet.

“Ne jemi duke punuar që njerëzit të mund të lëvizin midis rajoneve në Krishtlindje, nëse vazhdojmë kështu nuk do të kemi më zona të kuqe në fund të muajit. Sidoqoftë, periudha e Krishtlindjes kërkon që të tregohet kujdes”, theksoi Conte.

Më tej shtoi: “Ne nuk mund t’i lejojmë vetes pushime pa kriter në dëborë. Ka mjaft probleme, pasi situata gjatë pushimeve mund të dalë jashtë kontrollit. Nuk është e mundur të lejojmë pushime në dëborë, nuk e përballojmë dot për shkak të Covid-19”.