Mori gjobë në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon Presidenti Meta

687
0

Para pak ditesh, aktori i njohur Bes Kallaku festoi ditëlindjen me një festë të veçantë, mes familjarëve dhe miqve. Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë, pasi aktori, pronari i lokalit dhe 30 të ftuarit u gjobitën nga policia, për shkelje të masava të Koronavirusit.

Një ndër të ftuarit ishte presidenti Ilir Meta, i cili vetëm së fundmi ka reaguar në lidhje me ngjarjen në fjalë. I ftuar në emisionin “Log” me gazetarin Endri Xhafo, ai e ka konsideruar veten si shembull të përgjegjshmërisë dhe ka kritikuar qeverinë.

“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, di që restorantet janë të hapura. Shikoni se çfarë distance shembullore, as këto as përzëniet e lojtarit të Kombëtares nga fusha e sportit ku ka derdhur gjak, Andi Lila, as marrëzitë që bëjnë budallenjtë e policisë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat serioze, që kanë të bëjnë me mungesë të përgjegjshmërisë të qeverisë aktuale të cilës i bëj thirrje të reflektojë menjëherë, përpara se të përballet me pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Unë e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët”, është shprehur Meta.