Nese udhëtoni drejt ketij shteti, duhet të keni testin negativ me vete, ndryshe ktheheni mbrapsht

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë së shpejti do të duhen të paraqesin testin negativ të koronavirusit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Njerëzit që mbërrijnë me aeroplan, tren ose anije, përfshirë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të testohen deri në 72 orë përpara se të largohen nga vendi ku janë.

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, tha se udhëtarët “nuk do të mund të udhëtojnë pa pasur testin negativ”.

Shapps tha se qeveria “është shumë e etur” për këto masa, për shkak të një varianti të ri të koronavirusit, të indetifikuar në Afrikën e Jugut.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.

Mbretëria e Bashkuar e ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit më 8 dhjetor.

- Advertisement -

Podcast me Ramën, kandidati i ri i PS shpërthen në lotë: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot...

Tronditëse/ Nëna e dehur përplas disa herë foshnjën në trotuar, policia ia merr nga duart. Mesohet se gruaja është e ndarë..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në qytetin e Vlorës, ku një grua e alkolizuar ka përplasur disa herë në trotuar...

Tronditëse në Vlorë! Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh. Ngjarja ka ndodh...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.