U bë shtetas italian, shqiptari krijon aplikacionin per te ndihmuar shqiptaret ne Itali

3332
0

Një emigrant shqiptar, tashmë me pasaportë italiane, ka krijuar aplikacionin qe quhet ‘Çaj mali’ për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve në Itali.

“Doja të krijoja një mjet të thjeshtë për t’u përdorur dhe i përballueshëm nga të gjithë ata që duan të integrohen dhe u duhet të përballen me një burokraci të ngadaltë dhe të rëndë”, i tha ai gazetës ‘Il sole 24 ore’.

Ermir Lushnjari është 35 vjeçar dhe ka 20 vjet në Itali, ku ka ardhur me skaf. Në vitin 2011 ai mori nënshtetësinë italiane. Ai punon si ne nje zyre avokatie në Verbania.

Aplikacioni i tij ‘çaj mali’, frymëzuar nga një çaj shumë i pëlqyer në vendin e tij, një vit pas publikimit ka mijëra përdorues nga mbi 70 vende të botës.

Ka qenë përvoja e tij me burokracinë italiane që e shtyu te ideja e aplikacionit, në mënyrë që të ndihmonte të tjerët që, si ai do të përballeshin me të ‘njëjtën makineri’.

Aplikacionin mund ta gjeni ne App Store dhe Google Play duke kerkuar Caj Mali

Revista zyrtare e Policisë Italiane “Polizia Moderna” ka publikuar një artikull për shqiptarin Ermir Lushnjari. Për herë të parë kjo revistë i dedikon një shkrim karrierës së një personi jashtë fushës së policisë. Ermir Lushnjari ka mbaruar studimet për drejtësi dhe tashmë po ndërton me sukses karrierën e tij në Itali.

Artikulli i plotë:

Në moshën 16 vjeçare ai u largua nga Fieri, qyteti ku ai lindi, në Shqipëri, për t’u bashkuar me prindërit e tij që jetonin në Verbania. Në vitin 1999, kur ai arriti në Itali, vendlindja i tij po kalonte një krizë të rëndë ekonomike dhe në qytete mbretëronin trazirat dhe rrëmujat.

“Ermir Lushnjari është një nga lexuesit tanë me origjinë të huaj. Ai lexoi revistën zyrtare të policisë për herë të parë në stacionin e policisë në Verbania, ndërsa tani bashkëpunon me Zyrën e Emigracionit dhe punon si përkthyes nga shqipja në italisht për hetimet e skuadrës në lëvizje.

Ai na ka treguar historinë e tij, e cila mbart shumë kurojë dhe sakrifica, “Shumë shpejt kam nisur të punoj për të ndihmuar ekonomikisht familjen time dhe në kohën e lirë merresha me studimet që i kisha ndërprerë. Kështu për 11 vite kam punuar marangoz në një punishte, mbaj mend që kur u punësova isha punonjësi më i ri dhe me më pak eksperiencë”.

Pasi mbaroi licuen u regjistrua në Universitet, në fakultetin Juridik. Në moshën 26 vjeçare bëri kërkesë për të marrë nënshtetësinë italiane. Menjëherë atij i hyri në zemër policia, siç thotë vetë ai për profesionalizmin dhe humanizmin që tregojnë me njerëzit, veçanërisht me shtetasit e huaj. “Më pëlqente ajo botë dhe doja të jetoja një eksperiencë reale, duke dhënë kontributin tim referuar studimeve që kisha kryer. Në këtë mënyrë i tregova zyrës së policisë se isha i gatshëm të bashkëpunoja me ta.”

Tashmë prej 9 vitesh bashkëpunon me Drejtorinë Rajonale të Policisë dhe shumë kolegë në zyrën e emigracionit, të cilët janë po ato që u kujdesën për t’i dhënë lejen e qëndrimit, ose që i bënë intervistat mbi të dhënat e domosdoshme për të marrë nënshtetësinë italiane. Ermiri qesh dhe në të njëjtën kohë preket kur i takon. “Është gjithmonë kënaqësi të kujtosh ato kohë dhe të flasësh me ta.” Kur takohen në korridoret e rajonit, shfletojnë së bashku gazetën “Poliziamoderna” dhe lexojnë artikujt mbi drejtësinë dhe përditësimet profesionale, mjaft të vlefshme për punën që ata bëjnë. “Ju rrëfej se më bëjnë shumë kurioz disa rubrika dhe një ndër të preferuarat është “Një ditë me…” Momentalisht lexuesi ynë është edhe një konsulent ligjor në fushën e emigracionit dhe punën në studion e një avokati në verbania.

Ermiri mjaft energjik, në 2018 ka krijuar gjithashtu një aplikacion “Çaj Mali” që ofron informacione të shpejta dhe të qarta mbi rregullat e marrjes së nënshtetësisë italiane. “I jam shumë mirënjohës miqve që më kanë ndihmuar për aplikacionin dhe shkrimet. Jo pa qëllim zgjodha emrin “Çaj mali”, sepse doja një aplikacion të thjeshtë në përdorim, dhe të shpejtë, njësoi si përgatitja e çajit.  Aplikacioni përdoret në 188 shtete të ndryshëm të botës.”