Në Shqipëri paguhen 70 mijë lekë, mjekja kirurge tregon sa paguhet në Gjermani

2751
0

Ajo quhet Marsela Ceno, dhe është me profesion mjeke kirurge, jo në Shqipëri, por në Gjermani. Në vitin 2010 mbaroi studimet për Mjekësi në Tiranë dhe ishte gati për të nisur specializimin në Shqipëri por dyert iu mbyllen dhe iu hapën në Gjermani atje ku punon tani

Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim por nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani, thote Marsela. Nga 26 veta që mbaruan studimet në një klasë me të në 2010, gjysma, pra 13, janë sot në Gjermani.

Por pikërsht mbyllja e derës në Shqipëri përkoi edhe me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë.

Ajo tregon se eshte teper e zhgenjyer nga sistemi shqiptar, i cili e la te priste per hic gje per 2 vjet. Marsela tregon se ne Shqiperi nje kirurge paguhet 70 mije leke ndersa ne Gjermani puna qe ajo ben paguhet 7 mijë euro.

Edhe pse rruga drejt suksesit nuk eshe e lehte, ajo ndihet e kenaqur qe ka marr nje vendim te till sic e tregon dhe ne intervisten me gazetaren e Top Channel