Tha se ‘Flori Mumajesi ble klikime’, pendohet Sabri Fejzullahu

530
0

Pak kohë më parë, këngëtari 73 vjeçar, Sabri Fejzullahu, bëri një deklaratë ku tha se klikimet e shumta në Youtube janë eshte e pamundur të jenë reale duke marrë si shembull këngëtarin Flori Mumajesin i cili sipas tij shkon 3 milion klikime në ditë. 

Kjo deklaratë bëri bujë në rrjete sociale, duke i shkuar në vesh edhe vetë Flori Mumajesit.

Flori reagoi duke thënë se vetë ai nuk ka qenë ndonjëherë prej atyre që kanë blerë klikime dhe shembulli që Sabriu ka marrë është i gabuar.

Këngëtari nuk e kurseu as ironinë ndaj Sabriut kur tha se:

‘Kush nuk i arrin vetë klikimet, nis dhe merret me “llafe grash”, tha ai referuar fjalëve të Sabriut. 

I ftuar së fundmi në një emision televiziv Sabri Fejzullahun e pyesin për deklaratën që ka bërë për Florin dhe ai u shpreh se e vlereson si një nga muzikantet me te mire te brezit te ri dhe se i ka marredheniet e mira me të por në këtë rast ka gabuar për Florin

‘Jam 73 vjeç, harroj ndonjëherë dhe gabova’.