Në këtë qyteze të Italisë, shteti te paguan qiranë e shtëpisë për 3 vjet

729
0

Se fundmi në media është përfolur gjatë se një qytet italian, i cili i shiste shtëpitë e tij për një kosto më pak se 1£ për sa kohë që banorë të rinj angazhohen që të jetojnë atje dhe të fillojnë një jetë të re me familjet e tyre.

Kjo ishte një nga shumë skemat e ngjashme për të ndihmuar qytete të zbrazëta ose të pafinancuara që të rigjenerohen duke lejuar banorët e rinj që të shijojnë çmime të ulta dhe pamje të bukura.

Ky vend quhet Teora dhe është i pozicionuar në rajonin Campania të Italisë Jugore. Kryetari i bashkisë së qytetit aktualisht po ofron një nxitje të madhe për njerëzit që lëvizin atje, këtë herë duke u paguar qiranë për gati tre vite për të gjithë ata që vendosin të emigrojnë në këtë vend. Kryebashkiaku Stefano Farina vendosi të mos zgjedhë skemën e shtëpive me 1£, përkundrazi!

Mendohet që një ofertë si kjo t’i mbajë njerëzit për më gjatë në Teora dhe t’i ndalojë ata thjesht të blejnë pronat si shtëpi pushimi dhe të largohen. Për t’u kualifikuar në këtë skemë financimi, njerëzit që lëvizin atje duhet të angazhohen të qëndrojnë për tre vjet dhe të zotohen që do të kenë të paktën një fëmijë gjatë këtyre viteve të qëndrimit në këtë vend.

Ju mund të aplikoni për një shumë deri në 125 euro në muaj krahasimisht me koston tuaj të jetesës, me shtëpi në Teora që kushtojnë nga 150 mije £ e sipër. Nëse keni ndërmend ta blini shtëpinë, ju gjithashtu mund të kërkoni një grant deri në katër mijë euro ose më shumë, me koston e blerjes në zonë që është afërsisht 25 mijë euro.

Kryetari Stefano Farina i tha CNN Travel: “Unë nuk besoj në shitjen e shtëpive boshe për 1 euro, që nuk i stimulon njerëzit të qëndrojnë në qytet. Ata vijnë vetëm disa muaj në vit si shijues të pushimeve dhe kaq. Kjo nuk është zgjidhja. Por marrja e vendbanimit dhe regjistrimi i fëmijëve në shkollën lokale, kjo sjell vërtetë një frymë jete të re”, theksoi ai.

Teora është e pozicionuar në bazën e malit Cresta de Gallo dhe pranë Bregut të Amalfit dhe Puglias dhe ju do të befasoheni nga bukuritë natyrore që ka ky vend. Megjithëse qyteti është një vend i bukur dhe piktoresk për të jetuar, një tërmet në vitin 1980 vrau 157 banorë dhe shumë njerëz e panë këtë qytet si një tokë të pasigurt për të jetuar.

Kryebashkiaku Farina tani pretendon se, për çdo dy foshnje të lindura në vit në Teora, 20 njerëz vdesin, dhe shteti do që ky qytet të mos vdesë përfundimisht. Disa nga shtëpitë në dispozicion janë në gjendje të shkëlqyeshme, e të tjera madje janë mobiluar plotësisht.