Nga “Rai” në “Mediaset”, Alketa Vejsiu zbulon se ç´do të bëjë në televizionin italian

1153
0

Ditën e djeshme, Alketa Vejsiu ka postuar disa foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet para televizionit të njohur italian “Mediaset”.

Menjëherë pas postimeve të moderatores, në rrjet nisën të aludonin se Alketa ka nënshkruar një kontratë të re me televizionin në fjalë, mirëpo sot ajo zbuloi arsyen e vërtetë.

Përmes një video-je të postuar në “Instagram” së fundmi, Alketa tregoi se ka dhënë një intervistë për emisionin e Silva Toffanit.

Intervista do të jepet të shtunën në orën 16:00 dhe Alketa ka falenderuar publikisht Toffanin për ftesën.