Ndryshon terminali i aeroportit te Rinasit, hiqet kontrolli i pasaportave nga polici (FOTO)

Terminalit të aeroportit te Rinasit iu shtuan sot 5 mijë metra katrorë, pothuajse  një terminal i ri sipas zëvendëskryeministres së re dhe njëkohësisht  ministres së Transportit dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, të ndërtuar gjatë muajve të fundit për t’u përballur me fluksin e turistëve.

Në përurimin e infrastrukturës, që parashikon edhe disa risi si leximi digjital i pasaportave, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Balluku.

Kryeministri ka inspektuar edhe vendqëndrimet e avionëve, ndërsa kur kaloi pasaportën e tij në shërbimin elektronik të identifikimit pyeti Nanon: “Aty te e-Gates nuk ka më kontroll nga polici, vetëm me sy? S’ka më jo po shih se”.

Balluku shtoi se tashmë terminali i Rinasit “nuk ka asnjë ndryshim me terminale të tjera në Europë”, dhe se paralajmërohen punime të tjera si veshja dhe zgjatimi i pistës që do të shndërrojë “ Nënë Terezën” në një aeroport të kategorisë 4E, që mundëson edhe fluturimet transoqeanike, diçka që do të synohet sipas ministres edhe në aeroportin e Vlorës në ndërtim.

Sipas kryeministrit Rama, “terminali u ndërtua në kohë rekord sepse po përballej me një presion të jashtëzakonshëm, investim i munguar prej shumë vitesh për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme me shumë probleme, me një kompani që nuk i qëndroi korrekt detyrimeve”.

- Advertisement -

“Gara e pabarabartë”, shpërthen Braçe: Gati për betejë, po përtyp përfundimisht inatin brutal përjashtues “o unë, o ai”!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për herë të parë pasi u vendos në listën e hapur të PS në Qarkun e Tiranës. Në një reagim...

Ndryshon sërish Moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, temperaturat pritet te bien ditën e sotme dhe nesër. Ditën e martë priten reshje shiu deri oret e mesdites. Ditën e...

E trishtë/ Shuhet në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja Emilie Decen ndërroi jetë dje, të dielën, në moshën 43-vjeçare, në spitalin Gustave Roussy, në periferi të Parisit, për shkak të komplikimeve nga...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.