Ndryshon moti, ja cfare pritet ne fundjave sipas SHMU

5884
0

Ditën ne Shtune vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat I masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në shtim pas mesditës.

Reshjet do të jenë të dobta në veriperëndim ndërsa pritet që intensiteti I tyre të shtohet në orët e vona të mbrëmjes.

Ditën e Diel nis gradualisht depërtimi I masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në pjeën më të madhe të territorit. Në intervale të shkurtra kohore lokalisht në veriperëndim dhe në jug pas orëve të mesditës reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive me shkarkesa elektrike.

Vlen për tu theksuar si problematik elementi erë që gjatë dy ditëve do të fryjë nga kuadrati I jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të jetë në formën e Tufanit duke arritur shgpejtësi 15-23m/s, shoqëeruar me valëzimin në det të forcës 3-7ballë.