Ndryshon krejt rrjedha e bllokimit të miliona eurove në Durrës. Dalin emrat që kanë në dorë

652
0

Ndryshon rrjedha e hetimit të miliona eurove të kapura dje në Durrës. Veprimet e para për dosje hetimore të 3.4 milionë eurove në Durrës u kryen nga prokurori pranë Prokurorisë së Durrësit, Sokol Nishani, vëllai i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Ama më pas është vendosur transferimi i dosjes.

Ditën e sotme mësohet se çështja ka kaluar në duart e Ornela Rrumbullaku, e cila është përgjegjëse e strukturës së Task Forcës pranë prokurorisë për krimet të rendë në Tiranë.

Bëhet me dije se Alban Mollaymeri rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para që u sekuestruan në Durrës ditën e djeshme. Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë.

Mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika.

Dhe sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompani ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove.