U nda makina ne dysh, Artistja boterore bën aksident në Rinas, pasi performoi në Tiranë

510
0

Në sezonin e verës të shumtë janë artistët e huaj që ftohen të performojnë në vendin tonë në clube të ndryshme muzikore, por nuk mungojnë as aksidentet që ndodhin me ta.

Kështu, artistja amerikane, Dj Eris Drew, ka pësuar aksident automobilistik, pasi ka përfunduar performancën e saj në një prej lokaleve të natës në vendin tonë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak ditë më parë ku afër Rinasit ndodhi aksidenti fatal me makina, në njërën prej të cilave ka qenë edhe Dj e njohur, e cila së fundmi ka vendosur ta rrëfej atë që pësoi.

Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka treguar se nga ky aksident ka përjetuar një frikë të madhe dhe se ishte me shumë fat që kishte shpëtuar.

Ajo shkruan:

Miq, është e vërtetë, pësova një aksident të keq automobilistik dje gjatë rrugës për në një nga aeroportet e Shqipërisë. Tashmë jam e sigurt në Oslo dhe duke u shëruar. Isha shumë e frikësuar dje. Sinqerisht ishte një nga frikërat më të mëdha që kam përjetuar. Dikush ndërroi jetë dhe një makinë u nda më dysh. Jam me shumë fat”.