“Sa here të beni shqiponjen e marr unë përgjegjësinë” Deputeti shqiptar i paguan gjobën e FIFA-s Xhakës dhe Shaqirit.

711
0

Ditën e sotme FIFA bëri publik vendimin e marrë për Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri që festuan me shqiponjë golat ndaj Serbisë. Dy futbollistët shqiptar që luajnë me Kombëtaren e Zvicrës u dënuan me nga 10 mijë franga zvicerane secili.

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës Gani Dreshaj është shprehur i gatshëm që t’ua paguaj gjobën e vendosur Xhakës dhe Shaqirit. Madje ai shprehet se do ta paguajë gjobën sa herë dy futbollistët të bëjnë shqiponjën.

“Dënimi për Xhakën e Shaqirin nga FIFA është i pa peshë. Më dëshirën më të madhe do të doja që unë të paguaja këtë dënim, por e di se sukseset e tyre në futboll kanë bërë që edhe fuqia e tyre financiare të jetë stabile. Pra, sa herë që ata bëjnë shqiponjën, unë iu them se marr përgjegjësinë e gjobave nga FIFA. Jam i bindur se golat dhe sukseset e shqiptarëve me Zvicrën në Botëror nuk kanë ndalur. Presim suksese të mëdha në ndeshjet e radhës”, shkruan Dreshaj.