Ndodh rasti i rrallë në maternitet, gruaja sjell në jetë 3 fëmijë, por mjekët shokohen kur zbulojnë…

1118
0

Nje grua ka sjelle ne jete trinjakë por lajmi qe mori menjehere pas lindjes ishte jo i mire per te. Ata kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Kjo ngjarje ka ndodhur në Meksikë.

Sipas autoriteteve lokale ky është një rast i rrallë le te themi i vetmi ne bote. Ekspertët mjekësorë po hetojnë nëse sëmundja ka kaluar përmes placentës së nënës tek foshnjat gjatë shtatzënisë.

Dy prej foshnjave, një vajzë dhe një djalë, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në një spital në San Luis Potosí. Ndërsa fëmija i tretë, një djalë, është vendosur në respirator.

Një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Shëndetësore në vend tha se ky është një rast me i rrallë qe ka degjuar dhe nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ndaj do hetohet.