“Lufta e vizave”/ Europa i “mbyll kufijtë” Amerikes!

820
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump i mbyll kufijtë për rreth 525 mijë njerëz që kërkojnë punë, e këtu hyjnë dhe shkëmbimet studentore.

Është fjala për “atë lloj Erasmusi amerikan”, thotë Corriere della Sera, “ që në vitin 2019 ofroi mundësi për studim, hulumtim dhe madje edhe punësim për rreth 300 mijë të rinj nga 200 vende”. Mes tyre kishte disa mijëra italianë. Ndërkohë, New York Times zbulon se Bashkimi Europian është duke përfunduar listën e vendeve me të cilat do të rihapen kufijtë nga 1 korriku dhe në draftin aktual, rezulton se hyrja për udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili është e ndaluar.

Nëse konfirmohet, ndalesa për amerikanët do të ishte e bujshme. Sidoqoftë, në Bruksel, ata shikojnë mbi të gjitha kurbën e infeksionit, dhe në njëzet shtete amerikane, përfshirë Teksasin, Kalifornia dhe Florida, epidemia është duke u zgjeruar. Ndoshta, siç ndodh shpesh kur përfshihen ndalime dhe mbyllje ndërkombëtare, ende ka vend për negociata midis palëve. E përditëshmja italiane shton se do të jetë e nevojshme të kuptohet se si lëvizja e Trump për vizat e punës mund të ndikojë në vendimin përfundimtar europian./tch/