U tha se do hapen kufijtë me BE në 1 korrik, vjen lajmi i keq për shqiptarët. Po ndodh ajo që nuk kishte bërë vaki kurrë

1738
0

Lajme te keqija per shqiptaret qe kane njerez jashte shtetit, perkatesisht ne vendet e Bashkimit Evropian.Kufijtë e jashtëm të BE mbeten të mbyllur për qytetarët e Kosovës dhe Shqiperise edhe pas datës 1 korrik përkundër rekomandimit të mëhershëm të Komisionit Evropian që këto kufij të hapen me këtë datë.

Komisioni Evropian para dy javësh kishte rekomanduar që kufijtë e brendshëm të BE-së të hapen jo më vonë se me datën 15 qershor, ndërsa ata të jashtëm gradualisht prej 1 korrikut.
Por, prej atëherë situata në rajon është përkeqësuar me rritjen e shpejt të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kjo ka bërë që disa shtete të BE-së të marrin masa individuale dhe që në nivel të BE-së të vihet në pikëpyetje heqja e kufizimeve për hyrjen në BE të shtetasve të Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi për çështje të migrimit në Komisionin Evropian, Adalbert Jahns, ka thënë se u takon vendeve anëtare të vendosin për heqjen apo jo të kufizimeve për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Edhe pse Komisioni Evropian mund të paraqesë rekomandime vendimi për të hapur apo jo kufijtë u takon vendeve anëtare. Disa vende anëtare të BE-së tashmë janë duke i rritur masat për kufizimin e hyrjes së shtetasve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu ka vendosur shteti Sllovenise, ndërsa Kroacia kërkon që personat që hyjnë në territorin e saj edhe në atë të BE-së, të dëshmojnë arsyen e domosdoshme për një udhëtim të tillë.

Në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ditëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të infektuarve me koronavirusin .