Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku protagonist është një 51-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama” të kryeqytetit, ku burri është parë duke vjedhur një të re, teksa ishte brenda një autobusi të transportit publik. Sapo ai është pikasur nga pasagjerët e tjerë ai është larguar nga dritarja e autobusit, për t’i shpëtuar edhe policisë.
Uniformat blu njoftojnë se kanë arritur që ta kapin, edhe pse ai u përpoq të arratisej nga dritarja e ngushte e autouzit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:
Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.
Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti