Ndërtesat shkunden si kuti prej letre, pamje të frikshme nga tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë (VIDEO)

406
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.4 goditi Japoninë qendrore, njoftoi shërbimi lokal i motit të hënën. 

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare, rreth një orë para kësaj lëkundjeje të fortë, asaj i ka paraprirë një tjetër me magnitudë 5.5 Rihter, ndërsa 8 minuta më pas ka pas një pasgoditje prej 6.2 Rihter. 

Në një përditësim të lidhur nga një përfaqësues i qeverisë japoneze, nuk është shkaktuar asnjë problem me funksionimin e reaktorëve bërthamorë  të vendosur në Ishikawa . 

Si pasojë e kësaj lëkundjeje, e cila ka kaluar 7 Rihter, është lëshuar paralajmërimi për cunami në një pjesë të gjerë të bregdetit perëndimor të vendit.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje njerëzve që të largohen sa më shpejt nga zonat bregdetare të prefekturave Ishikawa, Niigata, Toyama dhe Yamagata, ndërsa dallgët deri në 5 metra parashikohen për gadishullin Noto në Ishikawa, raportoi kanali NHK.