Ai do të mbahet mend për kontributin e madh që i dha jetës artistik, më konkretisht teatrit.Aktori i njohur shqiptar, Milto Profi, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 80-vjeçare.
Ai ishte një prej aktorëve kryesorë të Teatrit të Durrësit, ku ndër vite bëri që publiku të qeshë me batutat e tij.
Ai u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje.
Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.