Dy javë pasi cifti adoptoi keta trinjake, mjeku u dha atyre një tjetër lajm të madh të papritur!

545
0

Sarah dhe Andy Justice,nje cift nga Tulsa, Oklahoma, luftuan të krijojnë familje. Ata shkuan tek një ekspert i fertilitetit për të shqyrtuar mundësinë e fertilizimit in vitro, por atyre u ishte thënë se do t’i kushtonte deri në 60,000 dollarë amerikanë dhe se ata ende do të kishin vetëm një shans 10 për qind të shtatzënisë.

Meqenëse shanset ishin kundër tyre, ata filluan të shqyrtonin mundësinë e adoptimit të një fëmije. Ata donin të adoptonin një të porsalindur, dhe kështu, procesi që duhej të ndërmerrnin ishte më sfidues. Ata kishin nevojë të flisnin me nënat e lindjes, të cilët më në fund do të vendosnin nëse donin të jepnin fëmijën deri tek familja e përmendur. Në fakt, Sarah dhe Andy kishin kontaktuar dy nëna që fillimisht i pranuan ato si prindër adoptues por më vonë ndryshuan mendjet e tyre.

Përfundimisht, ata patën fat,një nënë vendosi t’i besonte atyre fëmijën e saj. Kur Sara mori nënën për një ultratingull, mjeku tha se nuk ka një, por tre foshnje! “Uau! Kjo eshte fantastike. Është gjithçka që donim, “tha çifti, percjell shqiptari.net.

Të tre foshnjat kanë lindur dy muaj para datës së caktuar. I quajtën Joel, Ana dhe Elizabeta. Dhe gjatë këtyre dy muajve që foshnjat ishin në NICU,çifti mori një surprizë të jetës së tyre. Sara ishte shtatzënë dhe jo vetëm me një fëmijë, por me binjakë! Ajo lindi Abigail dhe Andrea në dhjetor 2013.

“Ishim me të vërtetë të ngazëllyer, sepse ishte diçka që ne kishim ëndërruar dhe që dëshirojmë për vite, “tha Sara për TODAY.

/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/