Muzika në zi, ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

686
0

Këngët “Eja e dashur”, “Venera”, “Flutura”, “Një letër ta shkrova”, janë krijimet më të njohura të këngëtarit shqiptar Nijaz Bytyqi i cili është ndarë dje nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Lajmin e dha i biri, Elvis me anë të një postimi në Facebook ku shprehej i pikëlluar për humbjen e të atit.

Nijazi Bytyqi ishte një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë dhe shquhej për interpretimin e shkëlqyeshëm të këngëve qytetare.

“Me pikëllim lajmërojmë të afërmit dhe shokët tanë, se sot me datë 03.03.2018. ndërroi jetë babi ynë NIJAZI BYTYQI!
Varrimi do të bëhet nesër (04.03.2018)në ora 12:00, me Drekë.”, shkruan ndër të tjera në njoftim djal i këngëtarit”, shkruan djali i Bytyqit.