“Mundësia juaj e fundit!” Cfare po ndodh ne kete shtet, pas sanksioneve?

264
0

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë që kur lideri rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës. Qindra kompani dhe biznese ndërkombëtare janë larguar tashmë nga Rusia. Ndikimi i këtyre masave sapo ka filluar të ndihet dhe po reflektohet fillimisht te rritja e kostos së produkteve bazë.

Një nga firmat e para perëndimore që u hap në Bashkimin Sovjetik, rreth 30 vjet më parë, ishte McDonald’s, por sot rreth 847 pika janë mbyllur. Brenda disa orësh nga njoftimi, ushqimet në rrjetin e McDonald’s u shitën me një çmim 10 herë më të lartë se zakonisht. Në një mesazh që qarkullonte ato ditë rreth mbylljes së zinxhirit të fast food-eve, me humor shkruhej: “Mundësia juaj e fundit për të shijuar lumturinë e huaj!”.

Që prej nisjes së sanksioneve, shumë qytetarë po i druhen edhe humbjes së vendit të punës, pasi kompanitë e mëdha ndërkombëtare po tërhiqen nga Rusia.  

Vaj gatimi, sheqer dhe ilaçe

  • Çmimet e konsumit u rritën me 2.2% në javën e parë të pushtimit.
  • Disa dyqane po kufizojnë shitjen e artikujve kryesorë.
  • Shitja e barnave nuk është e prekur nga sanksionet, por kompanive kryesore të transportit iu është pezulluar shërbimi, çka do të thotë se furnizimi me ilaçe mund të hasi vështirësi.

Humbja e klientëve dhe e shërbimeve online

  • Bankat ruse tashmë janë hequr nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift.
  • Visa, Mastercard, American Express, Apple dhe Google Pay kanë kufizuar shërbimet e tyre në Rusi.
  • Banka qendrore ruse thotë se ekonomia mund të tkurret deri në 8%.