Rama-qytetarit: Për atë protestë turpi s’do lëvizja as gishtin e vogël te dores

84
0

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në komentet e bërë në rrjetin social “Facebook”. Në një postim të fundit lidhur me paketën e rezistencës sociale, qytetarët i shkruajnë Ramës se nëse s’do të ishte zhvilluar protesta do kishte pasur rritje të mëtejshme të naftës.

Qytetari tregohet i prerë me kryeministrin teksa i shkruan “në je i zoti menaxhoje, në të kundërt ik!”

Komentuesi: Mos ishte per protesten sot e kishim 300 lek litrin e naftes. Dhe asgje nga keto sdo beje..Edhe keto letra i ke, sa per te shuar zjarrin. Si na qenka kjo pune o naften o energjine. Me ca llogjike? Provo ta rritesh energjine e te behemi 300 mije ne shesh. Po je i zoti menaxhoje ne te kundert ik. Na tregon biberonin ti.

Kryeministri Rama nuk është i është kursyer ndjekësit të tij dhe i shkruan se masat nuk u morën për shkak të protestës. Sipas Ramës, ai nuk do të bënte asnjë lëvizje për atë “protestën turpi”, siç ai e quan.

Përgjigja e Ramës: Per ate proteste turpi nuk levizja as gishtin e vogel te dores une, po qofte per krizen e energjise qe e kam paralajmeruar kur disa thoshin kjo eshte loje dhe qofte per krizen e cmimeve nga lufta per te cilen e lajmerova qe ne fillim te javes se shkuar paketen e mbeshtetjes, qeveria eshte vene ne levizje kur ata qe protestojne sot flinin gjume! Sa per protesten ajo eshte nje turp kombetar, i organizuar nga sharlatane e delirante qe kujtojne se u erdhi ora dhe i furnizuar me njerez nga nongratat e shpallur e te pashpallur, nje amalgame qeniesh qe atdheun e dine shesh per te bere pershesh, e qe e bene Shqiperine te vetmit vend ne boten demokratike, ku protestohet per cmimet qe rriti lufta, tamam sic do t’i donte Kremlini te tera sheshet e Europes sot, ku te tjeret protestojne kunder luftes ne Ukraine, e jo per pasojat e para te saj mbi cmimet!