Mos dilni pa xhupa të trashë dhe shall, vendi “ngrin” në fundjavë, ja cfarë thonë sinoptikanët

618
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar se temperaturat do të jenë të akullta për ditën e shtunë.

Më konkretisht thuhet se dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore dhe gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësira.

Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të variojnë në këto vlera: zonat malore -2ºC deri në 9ºC, zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC dhe zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC.

Kështu që para se të dilni nga shtëpia, bëni mirë të vishni një xhup të trashë dhe të vendosni ndonjë shall.