Pas ndarjes me Jonidën, ja me kë i kaloi pushimet Romeo

2653
0

Dyshja Jonida dhe Romeo kanë qenë këto ditë në vëmendje të mediave online dhe shumë të komentuar për shkak të thashethemeve se janë ndarë.

Dy ditë më parë e ftuar në “Rreze dielli”, Jonida theksoi faktin që është beqare duke pranuar kështu tërthorazi ndarjen nga Romeo.

“Unë jam një femër beqare, kur dua, dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh”, u shpreh Jonida.

Pas ndarjes, dyshja kanë shkuar me pushime, por jo me njëri-tjetrin. Romeo ka postuar pak më parë një foto ku tregon se ndodhet në Bullgari dhe shoqërohet nga një mik i tij.

Ndërsa Jonida ndodhet në Greqi së bashku me Rovena Dilon, Eraldo Rexhon dhe Rozana Radin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.