Momenti emocionues, vajza takohet me babanë pasi doli nga qelia, përfitoi nga amnistia penale (VIDEO)

124
0

Rexhina Çelhaka është një nga të dënuarat, e cila ka përfituar nga amnistia dhe ka lënë qelinë ditën e djeshme.

Bëhet me dije nga burimet për media se e reja është pritur nga i ati jashtë dyerve të burgut të grave pas afro dy vite e gjysmë. Siç edhe duket në foton më sipër sapo ka dalë nga dyert e burgut vajza ka shpërthyer në lot, teksa i është hedhur në krahë babait të saj.

“O shpirti im, o jetë, mbaroi”, dëgjohet t’i thotë i ati.

Kujtojmë se Çelhaka u dënua me burg pasi u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit në Qafë Muzinë në afërsi të Gjirokastrës në gusht të 2021, ku si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një furgon, humbën jetën 5 persona.

Si ndodhi ngjarja?

Shoferja e Land Rover-it, Rexhina Çelhaka, 22-vjeç në atë kohë, nuk mendoi se shpejtësia me të cilën po lëvizte do të shkaktonte vdekjen e pesë personave në Qafë Muzinë.

Ngjarja ndodhi në gusht të 2021, teksa e reja po udhëtonte në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.

Çelhaka, po udhëtonte me një shpejtësi tej normave dhe është përplasur me mjetin tip furgon të linjës Tiranë-Sarandë, ndërsa furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Për pasojë gjetën vdekjen shoferi i linjës Tiranë-Sarandë, i identifikuar si Bardhi Proda 51-vjeç, dhe 4 pasagjerët, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re, Greta Kaberdini.

Vajzat të cilat udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’ gjithashtu shpëtuan pa lëndime serioze.