Ndodh edhe kjo! Dje u lirua nga burgu, sot arrestohet në Vlorë. Përfitoi nga amnistia, por..

311
0

Është arrestuar vetëm disa orë pasi përfitoi nga amnistia dhe doli nga burgu, Sokol Sinomati, ose i njohur ndryshe në botën e krimit me nofkën “Buzëderri”.

Sipas informacioneve të para, ai është arrestuar sot në Vlorë, por ende nuk dihet arsyeja.

Kujtojmë se Sinomati, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.