Mohuan shtatzëninë, Orinda bën Turin të perlotet dhe e thotë para të gjithëve: Po, jam…

522
0

U përfol gjatë javës që po lëmë pas për shtatzëninë e Orinda Hutës, e cila prej një viti ka lidhur kurorë më Turjan Hyskën. Fillimisht të dy e mohuan, Turi u shpreh edhe i indinjuar për këtë lajm aspak të vërtetë, por ja që nuk e mbajtën dot të fshehtë.
Mbrëmjen e djeshme, tek “Dua të të bëj të lumtur”, Turi u surprizua nga familjarët e tij dhe Orinda, e cila u shfaq në emision me barkun e rrumbullakosur, duke mos e fshehur dot shtatzëninë.

E ëma e përloti të riu përmes një letre tepër emocionuese, ndërsa bashkëshortja e tij e emocionoi edhe më tej teksa i tha se ai ishte i vetmi person me të cilin ajo do të donte të vallëzonte.

Orinda u shpreh:

Të dua shumë. Bashkë kemi vallëzuar dhe do të vallëzojmë gjatë gjithë jetës, sepse unë dua të vallëzoj vetëm me ty”.
Të dy vallëzuan nën ritmet e një kënge romantike.

Kujtojmë se Turi vet është shprehur herë pas here se do të lajmërojë ndjekësit mbi shtatzëninë e Orindës, sapo ajo të jetë në pritjen e ëmbël, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndoshta për shkak se ende Orinda nuk e ka kaluar periudhën e tre muajve të par të rrezikut të shtatzënisë, e cila është një periudhë mjaft delikate si për foshnjën, edhe për nënën.

E në fund të fundit, ç’rëndësi ka kjo? Ata po bëhen prindër! Urime!