Shitet “Hotel Plazza” në Tiranë, kjo është shuma marramendëse dhe kompania e re që e menaxhon

586
0

E cilësuar si simbolika e re e Tiranës, një nga ndërtesat më të veçanta në mes të kryeqytetit nuk do të jetë më një produktet tërësisht shqiptar.

Hotel “The Plaza Tirana” është shitur dhe nuk do të jetë më nën menaxhimin e 4 aksionerëve shqiptarë, me në krye biznesmenin e fuqishëm Behar Malen.

Sipas burimeve hoteli luksoz me 5 yje është shitur për një shumë marramendëse prej 110 milionë eurosh.

Po sipas të njëjtave burime, Hotel “The Plaza Tirana” është blerë nga një kompania kineze, biznes për të cilën nuk ka ende informacione të detajuara.

Për ndërtimin e “The Plaza Tirana” kanë marrë pjesë mbi 20 arkitektë nga vende të ndryshme të botës, belgë, italianë, gjermanë, austriakë, grekë, francez duke realizuar me shumë sesa një hotel një vepër arti e cila ka marr çmime që në dy vitet e para të ekzistencës si ai në Moma në NY dhe në Bienalen e Venecias.

“The Plaza Tirana” është i vendosur në qendër të Tiranës ose siç njihet ndryshe në kilometrin zero.

Pamja që mund të shohësh nga dhomat është e jashtëzakonshme. Qyteti vjen nga të 4 anët me ngjyrat, realitetet e tij. dhomat janë të areduara në mënyrë unike ku asnjëra nuk i ngjan tjetrës. Ato i bashkon stili minimalist dhe orkidetë e freskëta.

Janë gjithsej 4 suita ekzekutive secila me personalitetin e saj, njëra prej tyre, presidencialja, mirëpret çdokënd që mund të provojë një shërbim përrallor. Në suitën presidenciale mund të shijoni një film në dhomën e kinemasë, me një televizor super HD, por e besoni apo jo, në suitën presidenciale mund të luani edhe playstation./