Mjeku shqiptar ne Novara: Italia drejt mbylljes totale, mjeket jane ..

514
0

Italia po vijon te shenoje një rritje shumë të lartë të rasteve të reja ditore me COVID-19.

Së fundmi, atje qeveria vendosi të zbatojë kontrolle më të rrepta në rajone të shumta italiane, duke filluar nga e mërkura, ndërsa vendi po përpiqet të frenojë pandeminë e COVID-19.

Me ane te një lidhjeje direkte nga Vizion Plus, mjeku Taned Demaj, në Novara, Itali shprehet se kjo e fundit po përgatitet për një mbyllje totale.

“Po përgatiten që ta mbyllin gati gjithë Italinë, sepse numrat po shkojnë gjithmonë e më sipër. Nuk është se Lockdown-i jep ndalimin e virusit, por është për ti dhënë një farë kohe shtetit që të organizohet dhe sidomos mjekëve, pasi janë shumë të lodhur dhe nuk mund të improvizosh. Po vijmë nga një periudhë e lodhur,”-shprehet Demaj.