Do te rikthehet Karantina totale në Shqipëri? Pipero lajmin që nuk e prisnim

3690
0

Mjeku i QSUT, Pëllumb Pipero, ka komentuar masat e reja te marra nga qeveria që rikthejnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët.

Në një intervistë për Fax news Pipero u shpreh se ka kërkuar që të kufizohen kapacitetet në bare e lokale, të cilat me masat e reja do të mbyllen në orën 10 të darkës dhe nuk do të hapen deri në 6 të mëngjesit.

Sipas mjekut, këto masa i paraprijnë një mbyllje totale.

“Natyrisht që vendimin për mbylljen dhe unë e kam dëgjuar nga mediat. Të gjithë biem dakord që mbyllja nuk është zgjidhja por është e detyruar nga rritja e shifrave. Është një vendim i cili po merret në të gjitha vendet e botës. Unë kam kërkuar që të kufizohen kapacitetet e bareve dhe restoranteve, duke hequr tavolinat, Vendimi për masat e reja kufizuese i paraprin një mbylljeje totale. Në mendimin tim nuk do të ketë një karantinë të plotë të dytë”, tha Pipero.