Shqipëria drejt mbylljes totale pas tre javesh? Manastirliu zbulon skenarin

2019
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u pyet nëse do të ketë nje tjetër mbyllje pas 2 dhjetorit. Ajo nuk e mohoi nje gje te tille por theksoi se situata do të vlerësohet ne ditet ne vijim, pasi ky virus ka shumë të panjohura.

“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike.

Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.

Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.