Mjeku i kishte thënë mos të udhëtonte. 26-vjeçaren shqiptare shtatzënë e dëbojnë nga Islanda. Pas asaj që ndodhi ka polemika në vend

1605
0

Gruaja 26 vjecare shqiptare mbërriti në Islandë një muaj më parë me burrin e saj dhe djalin e tyre dy vjeç. Pas një shqyrtimi, kërkesa e tyre nuk u miratua për azil.

26 vjeçarja 36 javëshe shtatzënë kishte marrë një letër nga një mjek mëngjesin e djeshëm, duke thënë se një fluturim i gjatë do të ishte i vështirë për të, për shkak të dhimbjes muskulore. Autoritetet e emigracionit, megjithatë, nuk i dëgjuan këto paralajmërime, por iu referuan vërtetimit të një mjeku në Drejtorinë e Emigracionit, duke thënë se ajo mund të udhëtonte

Familja shqiptare që u dëbua mbërriti në Shqipëri per fat te mire shondoshe mire pas një udhëtimi të gjatë

Megjithatë ajo që eshte per tu permendur eshte se në Islandë janë ngritur njerëzit, mediat, shoqata të ndryshme, disa parti dhe deputetë të Kuvendit, për të shprehur zemërimin e tyre dhe kundërshtinë lidhur dëbimin e kesaj një familjeje shqiptare.

Qeveria, autoritetet e emigracionit, dhe deri kompania ajrore që janë kritikuar ashpër.

Disa thanë se kjo ishte një shkelje e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

“Kjo duhet të ndryshohet. Kjo lloj sjelljeje nuk duhet të përsëritet. Është e turpshme ”.

“Është e pabesueshme që një kompani ajrore lejoi që ajo të hipte në aeroplan.”