Ndodh mrekullia: Nënë për herë të parë në moshën 61-vjeçare

538
0

Një gruaje iu plotësua ëndrra e saj duke u bërë nënë, pasi ka ardhur në jetë fëmija e saj e parë duke qënë në moshën 61-vjeçare. Ana Maria Pontelo Moreira, një asistente infermiere, e cila jeton në jug të Brazilit, u bë me djalë 5 vjet pasi kishte nisur trajtimin me fekondim in vitro (IVF).

Ajo u tha gazetarëve se kishte qenë në listën e pritjes për të adoptuar një fëmijë që kur u nda nga burri. Ajo mori vendimin që t’i nënshtrohej trajtimit IVF kur ishte vetëm.

“E nisa në vitin 2014 sepse nuk kisha një partner”.

Ana Maria i zgjodhi të dyja vezët dhe spermën nga banka që kishin miks genetik të përputhshëm më ato të saj.

“Në moshën 40-vjeçare nuk është më e mundur që të përdorësh vezoret e tua, ndaj kërkova për një person më të ri, që përputhej me tipin tim të gjakut”, tregoi 61-vjeçarja.

Femija i quajtur Ian peshonte 3.4 kg dhe lindi me ndërhyrje cezariane në Spitalin Coracao Bella Suica, në qytetin e Londrina.

“Shpresoj që historia të jetë frymëzim për njerëz të tjerë. E di që ka gra në moshë që duan të bëhen nëna, por janë të frikësuara. Unë përmbusha ëndrrën time. Trajtimi nuk ishte i lehtë, sepse mu desh të merrja hormone, kushton shumë dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin besim. Jam shumë e lumtur”, tha më tej 61-vjeçarja./